Duka nga Athina: Loja është zemra e futbollit

- Bota Sot

Duka nga Athina: Loja është zemra e futbollit

Armand Duka ka drejtuar mbledhjen vjetore të Komitetit të Medias së UEFA-s, teksa ndodhet aktualisht në Greqi.

Një mbledhje e cila çon një hap më parë futbollin në nivel europian.

Fokusi ishte te qasja dhe trendet që përcaktojnë standartet e së ardhmes.

Nga Athina, kreu i FSHF-së dhe njëherazi edhe zv.presidenti i UEFA-s është shpreshur se loja është zemra e futbollit.  

“Loja është zemra e futbollit, por komunikimi i jep formë asaj që shohim dhe përjetojmë.

Sot në Athinë, duke kryesuar mbledhjen vjetore të Komitetit të Medias së UEFA-s, hodhëm një hap të rëndësishëm përpara në mënyrën se si paraqitet futbolli në nivel europian, me fokus te qasjet dhe trendet që po përcaktojnë standardet e së ardhmes”, ka theksuar kreu i FSHF-së.



Read it all at Bota Sot