Nga e majta Abdyl Bellopoja, Gani Llapashtica, Xhevdet Muriqi, Rafet Prekazi, Ramiz Krasniqi, Ramadan Cimili, Ajet Shosholli – kryetrajner i parë shqiptar i Prishtinës në Ligën e Parë ish jugosllave, Muharrem Sahiti, Rexhep Gaxholli, Prapavijë Mensur Nexhipi, Arbnor Morina, Isa Sadriu.
Legjenda që i dhanë shkëlqim Kosovës, dridhen një ish Jugosllavi.
Mensur Nexhipi, ka qenë driblues e dinak, tronditi Cërvena Zvezdën e Beogradit më 1 dhjetor të vitit 1985 (2:1), Sutjeskën (3:0), Rijekën (3:0) etj.
Xhevdet Muriqi, “macja e zezë’ për Dinamon e Zagrebit (dy gola, 2:0 në vjeshtën e vitit 1984).
Isa Sadriu, mbrojtës që nuk kalohej e “helm” për Sllobodën e Tuzllës.
Muharrem Sahiti i shënoi Partizanit të Beogradit nga rreth 20 metra në midis Beogradit.
Rexhep Gaxholli - ndëshkoi Sllobodën e Tuzllës pas asistimit të kapitenit Fadil Vokrri.
Ramadan Cimili, një motivues i madh në gjeneratën e artë të Prishtinës, kapiten në vitin 1983.
Ajet Shosholli, kryetrajner, që shtangu keq Rijekën me rezultat 3:0, Zhelezniçarin me 2:0, me Cërvena Zvezdën 1:1 etj.
Rafet Prekazi shembi Vardarin me rezultat 2:0.
Arbnor Morina, shtyllë e mbrojtjes në fitoren 1:0 ndaj Partizanit (pranverë e vitit 1985). Gani Llapashtica, mbrojtës që i jepte siguri lojës ë Prishtinës.
Ramiz Krasniqi, futbollisti luftarak, ndërsa Abdyl Bellopoja shënoi golin e bukur nga distanca në fitoren 1:0 ndaj Radniçkit të Nishit (vjeshtë e vitit 1987).