Platini i shkon në stërvitje, kështu e pritën Zhegrova me shokë

- Bota Sot

Platini i shkon në stërvitje, kështu e pritën Zhegrova me shokë

Legjendat e Juventusit që fituan Kupën Interkontinentale në vitin 1985 vizituan sot lojtarët e klubit gjatë stërvitjes në Continassa.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi italian ndau momente nga ky takim historik, ku nuk munguan emra të mëdhenj të futbollit botëror si Michel Platini dhe Stefano Tacconi.

Yjet e Juventusit i pritën me entuziazëm legjendat, ndër të cilët spikati edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.

Kupa Interkontinentale e vitit 1985 u zhvillua mes Juventusit, fitues i Kupës së Evropës, dhe Argentinos Juniors, fitues i Copa Libertadores, duke shënuar një nga momentet më të paharrueshme të historisë së klubit bardhezi.



Read it all at Bota Sot