Roma ka arritur tre pikë të rëndësishme në garat e Europa League në futboll.
Romakët para shikuesve të vet shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës daneze Midtjylland.
Është humbja e parë për Midtjylland, e cila është aktualisht lider në këtë rang të garave.
El Aynaoui (7) shënoi në minutën e 7-t e El Shaarawy në atë të 83-tën për Romën dhe Paulinho (87’) për rivalin.
Midtjylland kryeson me 12 pikë (4 fitore e 1 humbje) dhe Roma zë vendin e 11-t me 9 pikë.