Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se gjysmëfinalja e fazës eliminatore për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ndërmjet Polonisë dhe Shqipërisë, do të zhvillohet më 26 mars në orën 20:45 në stadiumin kombëtar PGE në Varshavë.
Ky duel do të jetë vendimtar për ambiciet e të dy kombëtareve, ndërsa Polonia pret të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve vendas.
Federata njofton se, nëse Polonia arrin të kalojë këtë raund, rivali i saj në finalen e play-off do të jetë fituesi i takimit Ukrainë–Suedi, një përballje që gjithashtu premton intensitet dhe rivalitet të lartë.
Sipas orarit të përcaktuar nga FIFA, të gjitha gjysmëfinalet do të luhen më 26 mars, ndërsa finalet e play-off do të zhvillohen pesë ditë më vonë, më 31 mars 2026.