Tifozët kuqezi me numër të limituar biletash për Kombëtaren

- Bota Sot

Tifozët kuqezi me numër të limituar biletash për Kombëtaren

Federata Polake e Futbollit ka konfirmuar siç pritej, që përballë Shqipërisë do të luajë në stadiumin “PGE Narodowy”. Sfida është programuar më 26 mars, ora 20:45.

Ndeshja në Varshavë pritet të ketë një stadium të mbushur plot.

Kështu do të jenë 58500 tifozë të pranishëm.

Tifozët e Shqipërisë kanë një numër të limituar biletash.

Konkretisht bëhet fjalë për 2900, që përkon me 5% të kapacitetit të stadiumit.

Sfida është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “play off” të Botërorit 2026. Fituesi i këtij çifti e luan finalen me atë që do fitojë përballjen Ukrainë-Suedi.



Read it all at Bota Sot