Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së shqiptarëve.
“Sot bashkohemi për të festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, ditën e krenarisë së UÇK-së, sakrificës dhe identitetit shqiptar.
Kjo datë na kujton rrugën e lavdishme nga rilindasit, te Komandanti Legjendar Adem Jashari e lufta e UÇK-së, deri te brezat që vazhdojnë ta ngrenë lart emrin e Kosovës.
Ky vit ishte historik për futbollin tonë: u ngjitëm në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe siguruam për herë të parë “play-off”-in për Botërorin 2026.
Tani synimi ynë është i qartë, të realizojmë ëndrrën e madhe dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës.
Urime 28 Nëntori.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Zoti e bekoftë popullin shqiptar!”, ka uruar Ademi.