“Le të gabojë, por mbi të gjitha le ta luajë”. Kështu shprehet Jurgen Klinsmann për Pio Esposito. Ish-numri 10 i Interit tha për “Gazzetta dello Sport”: “Është e qartë se ka talent dhe fizik të jashtëzakonshëm, por ky është momenti kur nuk duhet të ndalet nga asgjë dhe askush”.
Për çështjen e Lautaro Martinez, shtoi: “E di mirë çfarë ndjen kur jep gjithçka dhe topi nuk futet në rrjetë. I ndodhi në derbi dhe Champions, ku u zëvendësua gjatë ndeshjes. Mund të duket e çuditshme për simbolin e skuadrës, por tregon se Chivu nuk bën dallime.
Është normale të dalë i zemëruar pas një zëvendësimi, por fjalët ‘problem’ dhe ‘Lautaro’ nuk mund të jenë në të njëjtën fjali. Duhet nisur nga ai, pastaj Thuram, Bonny dhe Pio do ta ndihmojnë për ta larguar përgjegjësinë. Ndoshta ndjen shumë presion, por Lautaro është bekim për Interin”.
Për Bisseck dhe një mundësi në Botëror: “Shpresoj, ka gjithçka për të luajtur në kombëtare dhe titullar tek Interi. Tani që mungon Dumfries, pse jo, të përdoret edhe si sulmues anësor. Me atë shpejtësi dhe hap, çfarë problemi do të ketë?”