Ronald Araújo vazhdon të mungojë në stërvitjet e FC Barcelonës që nga disfata 3:0 ndaj Chelseat në Champions League, takim ku mbrojtësi uruguaian u përjashtua me karton të kuq.
Mungesa e tij pas ndeshjes ka ngritur shqetësime te klubi dhe tifozët, pasi lojtari nuk është bashkuar me skuadrën për disa ditë radhazi.
Trajneri Hansi Flick ka sqaruar sot se arsyeja e kësaj mungese nuk lidhet me çështje disiplinore apo probleme të brendshme, por me një shqetësim shëndetësor.
Sipas tij, Araújo po vuan nga probleme me stomakun, çka e ka penguar të stërvitet dhe e përjashton edhe nga ndeshja e ardhshme në La Liga.
“Ka probleme me stomakun. Dhe do jetë jashtë nesër. Moralisht të gjithë jemi keq pas humbjes ndaj Chelseat”, u shprej Flick.