Besa i jep leksione Korabit

- Bota Sot

Besa i jep leksione Korabit

Besa e Kavajës ka triumfuar përballë Korabit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Luzit, përfundoi 3-1 në favor të kavajasve.

Dopieta e Spahiut dhe goli i Migones, i dhanë avantazhin e 3 golave skuadrës së Duros.

Ndërkohë që Korabi shënoi një gol shprese me Markun, por pa mundur që të reagone më tej. Vlen të theksohet se dibranët luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 50-të, për shkak se Xhika u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Besa ngjitet në vendin e 8-të, duke shkuar në kuotën e 14 pikëve. Kaq pikë ka edhe Korabi, por për shkak golavarazhi, dibranët zbresin në vendin e 9-të..



Read it all at Bota Sot