Lenart Karl ka pak gjasa të jetë në humor festiv pas humbjes 1-3 të Bajernit. Megjithatë, rekordi i tij historik mund t’i sjell të paktën një buzëqeshje të vogël yllit të ri.
Goli i Karl për të barazuar përkohësisht rezultatin 1-1 ishte me përmasa historike. Në moshën 17 vjeç, 9 muaj e 5 ditë, Karl është lojtari më i ri që prej themelimit të Ligës së Kampionëve që shënon gol në dy paraqitjet e tij të para si titullar në garën më të madhe të klubeve në Europë.
Karl ia rrëmbeu këtë rekord askujt tjetër veçse një lojtari që ishte gjithashtu pjesë e ndeshjes të mërkurën, por qëndroi 90 minuta në stol për Arsenalin: Ethan Nuaneri.
Sulmuesi i Arsenalit shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e parë si titullar në fitoren 3-1 kundër Gironas dhe 34 ditë më vonë shënoi në fitoren 7-1 kundër PSV.