Allegri shmang euforinë e fitores në derbi

- Bota Sot

Allegri shmang euforinë e fitores në derbi

Milani vjen i karikuar pas fitores së mad he në derbi, një sukses që ka rikthyer entuziazmin rreth skuadrës dhe ka forcuar besimin te projekti i Masimiliano Alegrit.

Por trajneri kuqezi nuk dëshiron që gëzimi i derbit t’i shpërqendrojë lojtarët nga objektivat madhorë.

Përpara se të hyjnë në një kalendar më të butë, ku i presin Torino, Sassuolo, Komo, Verona, Kaljari dhe Xhenoa, në “San Siro” mbërrin Lacio – testi i fundit i vërtetë i këtij segmenti të kampionatit.

Sezoni i kaluar kundër bardhekaltërve ishte i zymtë për kuqezinjtë: vetëm një pikë e marrë në dy ndeshje, me një barazim në Romë dhe një humbje në shtëpi.

Alegri dëshiron të fshijë atë ecuri dhe të vazhdojë ritmin pozitiv të këtij sezoni, ku Milani ka treguar fytyrën më të mirë pikërisht në ndeshjet me rivalët e mëdhenj të Serie A.

Edhe bilanci personal i trajnerit kundër Sarrit – 11 fitore në 19 përballje – tregon një traditë pozitive, por Maks e ul tonin:

“Lacio është nënvlerësuar. Sarri po bën një punë të shkëlqyer, kanë 18 pikë pavarësisht dëmtimeve dhe merkatos së vështirë. Do të jetë ndeshje shumë e komplikuar, sepse të japin idenë se lëshojnë hapësira, por në fakt të lënë shumë pak”.

Mesazh i qartë dhe për skuadrën: rreziku më i madh pas derbit, sipas Alegrit, është vetëkënaqësia.

“Bukur të fitosh derbin, por objektivi është të futemi në katër vendet e para.

Të gjitha ndeshjet duhen luajtur sikur përballesh me një skuadër të madhe. Lacio ka fituar trofe dhe ka luajtur Champions shumë herë në dekadën e fundit”, tha tekniku i kuqezinjve.



Read it all at Bota Sot