Përmbysje e çmendur e Skënderbeut

- Bota Sot

Përmbysje e çmendur e Skënderbeut

Skënderbeu mposhti Lushnjën me shifrat 4:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë e Parë. 

Të parët që kaluan në avantazh ishin lushnjarët me Kamisokon dhe më pas Estrela barazoi shifrat.

Festa nuk iu zgjati shumë korçarëve pasi Kaçanolli kaloi sërish në epërsi verdhejeshilët.

Pak para fundit të pjesës së parë Abiodoun riktheu sërish baraspeshën. Teksaj dukej që 45 minutat e para do të mbylleshin kështu, Ribaudo shënoi me penallti.

Goli tjetër për skuadrën e Gjokës erdhi nga Çuçka dhe në fund ishte egjiptiani Naser i cili i dhuroi 3 pikë të rëndësishme Skënderbeut.

SKËNDERBEU 4:3 LUSHNJA

14′ Estrela, 40′ Abiodoun, 65′ Çuçka, 90’+9′ Naser/ 2′ Kamisoko, 16′ Kaçanolli, 45’+2′ (P) Ribaudo



Read it all at Bota Sot