Humbje e rëndë për kombëtaren shqiptare U-19

- Bota Sot

Humbje e rëndë për kombëtaren shqiptare U-19

Kombëtarja shqiptare U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Sllovakisë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, Shqipëria u mposht me rezultatin 6:0.

Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Mone (GK), Bajramaj, Kuçi, Nika, Kadiolli, Hysa, Ago, Vata, Ndoj, Qose, Reci.

Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 20-të, me golin e Michaela Pekarova.

Në minutën e 24-t Shqipëria mbeti me 10 lojtare, pasi Kadiolli shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Goditja nga pika e bardhë u prit nga portierja Mone.

Sllovakia shënoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë, me Tamara Kramlikova.

Në pjesën e dytë, Sllovakia shënoi edhe katër gola të tjerë, me autore Havalec, Gondova (x2) dhe Bekecova.

Ndeshja tjetër e ditës, e luajtur në “Air Albania” mes Luksemburgut dhe Lihtenshtejnit, përfundoi me fitoren e Luksemburgut 4:0.

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e fundit më 1 dhjetor, në “Arena Egnatia”, ndaj Lihtenshtejnit, në orën 13:30.



Read it all at Bota Sot