Derbi shqiptar do të luhet në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja luhet të dielën (12.30) mes Struga Trim Lum dhe Bashkimit të Kumanovës.
Dy skuadra që po kalojnë në formë të mirë.
Struga ka përparësinë e terrenit.
Struganët zënë vendin e dytë me 35 pikë dhe Bashkimi të pestin me 22 sosh pas javës së 14-t.