E ardhmja e portës së Milanit mund të ketë tashmë një emër të qartë

- Bota Sot

E ardhmja e portës së Milanit mund të ketë tashmë një emër të qartë

Alessandro Longoni, portieri 17-vjeçar i Italisë U-17 dhe Milanit, po konsiderohet një prej talenteve më premtues në Evropë. Performancat e tij të fundit kanë rritur besimin se ai mund të jetë trashëgimtari i ardhshëm i portës kuqezi, në një moment kur e ardhmja e Maignan mbetet e paqartë.

E ardhmja e portës së Milanit mund të ketë tashmë një emër të qartë: Alessandro Longoni.

Pritjet mbresëlënëse që ai realizoi në Kupën e Botës U-17, ku Italia mori medalje bronzi, kanë ndezur dritat mbi një talent që në Milanello konsiderohet prej kohësh si garancia e së ardhmes, aq më tepër tani që vazhdimësia e Mike Maignan te kuqezinjtë është e pasigurt.

Longoni, i lindur në Como më 31 janar 2008, është vetëm 17 vjeç, por mban mbi supe eksperienca që tejkalojnë moshën e tij. Ai ka kaluar gjithë rrugëtimin e tij te Milan, ku aktualisht është portieri titullar i ekipit Primavera.

Nën drejtimin e trajnerit Giovanni Renna, ka gjetur vazhdimësi, siguri dhe minuta, duke spikatur deri në nisjen e grumbullimit për Katarin – ndeshja e tij e fundit në kampionat ishte fitorja 7-2 ndaj Cesena-s në fund të tetorit.

Besimi i klubit ndaj tij është materializuar edhe në një hap të rëndësishëm këtë sezon. Para Botërorit, Longoni u përfshi edhe në projektin “Milan Futuro”, skuadra e dytë e klubit që garon në Serie D.

Trajneri Massimo Oddo e ka thirrur në pankinë në dy ndeshj, duke e futur konkretisht në orbitën profesionale dhe në projektin e zhvillimit që shërben si urë drejt ekipit të parë.

Viti 2025 ka qenë i jashtëzakonshëm për të. Përveç Botërorit, ai ishte protagonist edhe në Kampionatin Evropian U-17, të fituar nga Italia.

Së bashku me një tjetër talent të akademisë, Francesco Camarda, Longoni ishte shtylla e skuadrës: ndër momentet kyçe ishte penalltia e pritur kundër Anglisë në çerekfinale. Një dëmtim në kokë e ndaloi të luante finalet, por kontributi i tij mbetet vendimtar në sukseset e të rinjve italianë.

Me performanca të tilla, Longoni shihet sot jo vetëm si pasardhës i natyrshëm i Maignan-it, por si një investim strategjik afatgjatë, që Milani po e ndërton me kujdes dhe besim të plotë.



Read it all at Bota Sot