Klubi i futbollit Prizreni i kushton rëndësi të veçantë talenteve dhe shumë prej tyre janë përfshirë në ekipin e parë.
Prizreni garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Prizreni aktualisht renditet në vend të 17-t me 12 pikë të fituara.
E pret një pranverë shumë e nxehtë në luftë për të siguruar ekzistencës në këtë rang të garave.
“FC Prizreni vazhdon të ndërtojë të ardhmen me filozofinë që na bën të veçantë:
T’i rrisim vetë yjet dhe t’i çojmë në ekipin e parë!
Ky është identiteti ynë, ADN-ja jonë dhe forca që po e çon klubin përpara.
Sot prezantojmë me krenari gjeneratën e re të talentëve që do të jenë pjesë e ekipit senior – djem që kanë punuar fort, kanë sakrifikuar dhe kanë dëshmuar se janë gati të hedhin hapin e madh.
Mirësevini në ekipin e parë:
Dielli Gjurgji – 2010
Amar Bajraktari – 2009
Aziz Rama – 2008
Leon Morina – 2009
Erjon Morina – 2009
Roni Himaj – 2009
Enis Etemi – 2008
Lojtarët që tashmë janë pjesë e seniorëve dhe shembull për të rinjtë:
Neki Likaj – 2007
Arbër Rramanaj – 2006
Azem Islami – 2007
Oltion Duhlaku – 2007
Në fazë rikuperimi, gati të bashkohen me ekipin pas shërimit:
Lorik Çoçaj – 2008
Eris Mazreku – 2009
Ky është vizioni i FC Prizrenit.
Të ndërtojmë një ekip me lojtarë që rriten me vlerat e klubit, me pasion për fanellën dhe me ambicie për të arritur majat e futbollit kosovar.
Këta djem janë dëshmia më e fortë se puna, disiplinë dhe besimi te vetja – i hapin dyert e ëndrrave”, shkruan në faqen e klubit.