Si trajner i Como, Cesc Fàbregas ka folur për spekulimet rreth yllit të tij, Nico Paz, për një rikthim të mundshëm te klubi i tij i origjinës, Real Madrid, duke sugjeruar se talenti në ngritje mund të qëndrojë me skuadrën italiane edhe pas këtij sezoni, sipas “TuttoMercatoWeb”.
Thashethemet e fundit nga Argjentina sugjeruan se Real Madrid mund të aktivizonte klauzolën e rikthimit që që në janar për të sjellë mesfushorin sulmues, i cili ka qenë një shtyllë për Comon, menjëherë në Spanjë.
Megjithatë, Fàbregas sqaroi marrëveshjen midis dy klubeve.
Klauzola e rikthimit është e vlefshme për tre sezone, por nuk mund të përdoret gjatë merkatos së dimrit.
Klauzola është 9 milionë euro pas vitit të parë (i cili ka kaluar), 10 milionë euro pas të dytit dhe 11 milionë euro pas të tretit, ndërsa Real Madrid mban 50% të vlerës së çdo shitjeje të ardhshme.
Në një konferencë për shtyp, Fàbregas tha:
“Nico Paz? Ai është lojtar i Comos, do të jetë me ne, pastaj varet nga vendimi i klubit tjetër.
Por nuk e përjashtoj mundësinë që Nico të jetë këtu edhe vitin e ardhshëm. Ai është ambicioz, mund të ketë një karrierë të rëndësishme në futboll, por pse të mos e bëjë këtë këtu, te Como? Ai na ka ndihmuar të rritemi dhe ne po ashtu e kemi ndihmuar. Mund ta kuptosh nëse një person është i lumtur duke parë sytë e tij, dhe mendoj se ai ndjehet i lumtur dhe mirë këtu tani.”
Për momentin, fokusi i Paz mbetet në fushë të paktën deri në qershor. Ai ka bërë një sezon impresionues dhe është kyç për pozicionin aktual të skuadrës në vendet evropiane.