Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, është në llupën e skuadrave të mëdha të Kontinentit të Vjetre.
Paraqitje fantastike të sulmuesit në petkun e Hoffenheimit dhe të kombtares së Kosovës, kanë bërë prej emrave më të përfolur gjatë muajit nëntor.
Asllani është në fokus të gjigantit gjerman, Bayern Munihut. Drejtori sportiv i Bayernit, Christoph Freund, del hapur për sulmuesin e Kosovës që po e çon në këmbë Evropën.
Freund në një intervistë për “Sky”, tha: “Asllani? Lojtar shumë i mirë, shënon shumë gola, djalë i zgjuar që është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme”.
“Ai ka pasur disa huazime dhe po bën përparim shumë, shumë të madh.
Mendoj se është një lojtar i ri interesant dhe tashmë shumë njerëz po flasin për të”, tha ai.