Skuadra e Comos në këtë sezon duket se ka bërë me të vërtetë hapin cilësor për të synuar jo thjesht qëndrimin në mesin e artë të tabelës.
Skuadra e drejtuar nga Fabregas po merr fitore pas fitoreje dhe tashmë e sheh veten në grupin e skuadrave që luftojnë për një vend në Champions.
Në ndeshjen e sotme përballë Sasuolos, i mjaftoi një fitore 2:0, por me një dominim të dukshëm në lojë, për të siguruar tre pikët.
Duvikas në pjesën e parë dhe Moreno në të dytën, ishin autorët e golave për Comon, që siguroi kësisoj pikë të plota dhe bëri hapa të rëndësishëm drejt një objektivi që duket madhor.
Me këtë fitore, Komo u ngjit në kuotën e 24 pikëve, duke mbajtur vendin e 6 në renditje, por në të njëjtën kuotë me Bolonjën e Interin që janë më lart falë golavarazhit, vetëm 3 pikë larg Romës kryesuese.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, te Como luajti deri në minutën e 59-të.
Në portë te Sassuolo ishte Arijanet Muriç që u dallua me disa pritje.