Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici vdekjen e bashkëjetueses së tij, duke shprehur dyshime se ndaj saj mund të jetë ushtruar trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Sipas Policisë, me autorizim të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të sakta të vdekjes.
Hetimet janë duke vazhduar.
Ndërsa, institucionet përkatëse pritet të japin detaje të tjera pas përfundimit të ekzaminimit mjeko–ligjor.