Vildan Saliu, trajneri që po i befason favoritët!

- Bota Sot

Vildan Saliu, trajneri që po i befason favoritët!

KF Arsimi ka vazhduar me një tjetër befasi të këndshme në kampionat.

Skuadra nga Çegrani sot në terenin e rënduar në Kratovë mposhti Sileksin, që konsiderohej favorit, me rezultat 1:3!

Një javë më herët, skuadra e trajnerit Vildan Saliu, e deklasoi Shkëndijën me rezultat të pabesueshëm 3-0, në Gostivar.

Saliu po bën mrekulli me Arsimin, duke treguar futboll të bukur, mbrojtje “blind”, gola dhe rezultate pozitive.

Arsimi sot regjistroi fitoren e gjashtë në kampionat, ka tre barazime dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë me 21 pikë.



Read it all at Bota Sot