Slot i ka ditët e numëruara

- Bota Sot

Slot i ka ditët e numëruara

I preferuari i dikurshëm i Liverpoolit, Dietmar Hamann, ka deklaruar se koha e Arne Slot në Liverpool po i afrohet fundit mes formës së tmerrshme që po kalon kampionia në fuqi e Premierligës.

Liverpooli ka pësuar nëntë humbje në 12 ndeshjet e fundit, një rënie e jashtëzakonshme pasi e nisi sezonin me shtatë fitore radhazi.

Kjo rënie ka përfshirë tre humbje radhazi me nga tre gola diferencë: 3-0 në transfertë ndaj Man City në Premierligë, më pas 3-0 ndaj Nottingham Forest dhe 4-1 ndaj PSV në “Anfield”.

Me Liverpoolin që po kalon formën më të keqe që nga sezoni 1953-54, Slot po përballet me presion në rritje, pavarësisht se sezonin e kaluar fitoi titullin.

Hamann, pjesë e skuadrës së Liverpoolit që fitoi Champions League në 2005, beson se Slot ka “humbur kontrollin” mbi skuadrën dhe se kreditet e tij kanë “mbaruar”.

“Fundi i Slot po afron,” tha Hamann për “Sky Sport Germany”.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të vinte kjo ditë pas sezonit të mrekullueshëm që pati, por besoj se kredia e tij ka mbaruar. Besoj se Arne Slot ka humbur kontrollin e ekipit. Po shpërbëhet, secili bën çfarë të dojë, si Salah para golit të dytë të PSV-së. Liverpooli do të ketë probleme të mëdha të përfundojë në top katër të Premier League. Nuk besoj se këto probleme mund të zgjidhen shpejt ose lehtë.
Situata është aq komplekse, sa klubi me siguri po diskuton pozicionin e trajnerit.”

Hamann sugjeroi se Liverpooli mund të tentojë të rikthejë Jurgen Klopp për të rikthyer formën e ekipit.

Klopp u largua nga Liverpooli në vitin 2024 pas nëntë vitesh në krye, duke fituar Premierligën, Champions League, FA Cup dhe Carabao Cup.

Klopp, tani 58 vjeç, tha se vendimi i tij erdhi sepse “po i mbaronte energjia”.

Ai ka sugjeruar se mund të mos rikthehet më kurrë në stolin e një ekipi, dhe kjo gjë u përforcua edhe më shumë në shtator.

Aktualisht është kreu i futbollit global te Red Bull, rol që e mori në fillim të vitit.

“Shumë njerëz tashmë po dëshirojnë rikthimin e Jürgen Klopp,” shtoi Hamann.

“Nëse pyet tifozët, shumë prej tyre me siguri do të thonë: ‘

Kjo do të ishte diçka e jashtëzakonshme’.
Sa e mundshme është që ai të kthehet te Liverpool? Nuk kam asnjë ide. Por do të ishte historia e dekadës. Klubi me siguri ka filluar të konsiderojë trajnerë alternativë. Supozoj se kanë folur me Klopp.”

Komentet e Hamann vijnë pasi ish-shoku i tij te Liverpool, Jamie Carragher, tha se Slot ka “një javë” për të shpëtuar punën e tij.

Carragher deklaroi se Slot duhet të marrë të paktën shtatë pikë nga ndeshjet e ardhshme kundër West Ham, Sunderland dhe Leeds për të qëndruar në detyrë. “Të Kuqtë” udhëtojnë për t’u përballur me West Ham të dielën, me skuadrën e Slot aktualisht në vendin e 12-të në Premierligë.



Read it all at Bota Sot