Prishtina e Re reagon pasi deklasoi Prishtinën: Asgjë më pak...

- Bota Sot

Prishtina e Re reagon pasi deklasoi Prishtinën: Asgjë më pak...

Prishtina e Re ka shënuar fitoren më të ëmbël në histori të ekzistimit si klub.

Një fitore bindëse me rezultat 4:1 ndaj liderit të Kampionatit të Kosovës. Prishtinës.

As laiku më i madh nuk e ka pritur këtë disfatë të Prishtinës.

Futbolli është i tillë, ndonjëherë edhe favoritët humbin me rezultate të thella.

Prishtina e Re reagoi pasi deklasoi Prishtinën:

“Asgjë më pak se fitore.

Një paraqitje e jashtëzakonshme dhe tre pikë të merituara në xhiron e 15-të, përballë liderit të tabelës!”, reagon Prishtina e Re.

Golat

1:0 Boueye - autogol (1’)
2:0 Amos Dadet (22’)
2:1 Gjelbrim Taipi (30’)
3:1 Elvis Prençi (34’)
4:1 Donat Hasanaj (75’)



Read it all at Bota Sot