Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka konfirmuar se mesfushori spanjoll Rodri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Lidsit.
Edhe pse lojtari nuk është larg rikthimit, Guardiola theksoi se ai ende nuk është gati për të luajtur.
Rodri nuk do të jetë i disponueshëm ndaj Lidsit. Guardiola u shpreh: “Ai nuk është larg rikthimit, por ende jo gati”.
Mungesa e spanjollit është një goditje për Sitin, duke qenë se Rodri është një nga lojtarët më të rëndësishëm në mesfushë. Siti do të duhet të gjejë alternativa për të mbajtur ekuilibrin në mesfushë.