Vedat Muriqi bën atë që nuk e priste askush në Spanjë

- Bota Sot

Vedat Muriqi bën atë që nuk e priste askush në Spanjë

Sulmuesi Vedat Muriqi e shpartallon i vetëm Osasunën.

Skuadra e Mallorca-s, falë dy golave të Vedat Muriqit, po fiton me rezultat 2:1 ndaj Osasunës, në takimin e javës së 14-të të La Liga-s.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, realizoi golin e parë në minutën e 62-të nga pika e bardhë, ndërsa vetëm katër minuta më vonë, në minutën e 66-të, shënoi edhe golin e dytë, duke e hedhur në “nokaut” kundërshtarin.

Golin e vetëm për Osasunën e realizoi García, i cili në minutën e 72-të ngushtoi rezultatin.

Mallorca renditet në vend të 15-të me 15 pikë e Osasuna në të 17-tin me 11 sosh.



Read it all at Bota Sot