Nuhiu: Kur nuk imponohesh, mbetesh jashtë skuadrës

- Bota Sot

Nuhiu: Kur nuk imponohesh, mbetesh jashtë skuadrës

Trajneri i Tiranës, Ardian Nuhiu foli pas humbjes 0-1 kundër Egnatias.

Ai deklaroi se është I kënaqur me paraqitjen e skuadrës sot dhe gjithashtu foli edhe për Patsatsian.

“Çelësi personalisht mendoj se mbeten lojëra të tilla, patëm përballë skuadrën më të mirë në kampionat, nuk kam asnjë vërejtje për çunat. I mbyllim mirë, shfrytëzuam shpejtësinë e lojtarëve tanë. por nuk arritëm të realizonim, nëse vazhdojmë kështu do dalim nga ky stad, nuk duhet të mërzitemi nëse performojmë në këtë mënyrë.

Patsatstia? Skuadra e Tiranës ka parë një ekip të madh, nëse nuk imponohesh sa duhet në stërvitje, nuk do të jesh pjesë e skuadrës.

Kishim përgatitur që në qendër të jenë vetëm, ishte frika të avancomim nga krahët, donim ti kampnim në kundërsulm. Nuk mund të them sot për këtë ndeshje, ne besojmë nëse luajmë kështu do të përmirësohemi në vijim do të jemi më të qetë, dhe të krijojmë situata. Iu tregojmë si staf çfarë fanelle mbartin, do të kthehen, është përgjegjësi e lartë.

Nuk e kisha menduar kaq vështirë, futbolli do kohën e vet, më jep shpresë loja e sotme, nëse vazhdojmë kështu nuk ka mundësi mos shpërblehemi, duhet të na japë dhe Zoti sakrificën që po bëjmë në ndeshje”, tha ai..



Read it all at Bota Sot