Hoffenheim ndal tre pikë të mëdha dhe e përforcojnë edhe më shumë hapin për katër vendet e para në Bundesliga I.
Vendasit e deklasuan me rezultat 3:0 Augsburgun, në takimin e javës së 12-të të Bundelsiga I.
Albian Hajdari, Leon Avdullahu e Fisnik Asllani, reprezentuesit e Kosovës, u paraqitën nga minuta e parë për Hoffenheimin.
Futbollistët Toure (16), Burger (26) e Zesiger (45- autogol) - realizuan për vendasit.
Asllani është zëvendësuar në minutën e 59-të, ndërsa Elvis Rexhbeçaj futet në lojë në minutën e 46-të për Augsburgun.
Hoffenheim renditet në vend të katërt me 23 pikë e Augsburg është në të 13-tin me 10.