Ibrahimoviçi i Kosovës asiston për fitoren me përmbysje spektakolare në Berlin

- Bota Sot

Ibrahimoviçi i Kosovës asiston për fitoren me përmbysje spektakolare në Berlin

Skuadra e Union Berlinit është shokuar në çastet e fundit nga Heidenheimi, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 në ndeshjen e javës së 12-të të Bundesliga I. 

Futbollisti Arjon Ibrahimoviç nga Kosova, kësaj radhe u paraqit nga minuta e 57-të për Heidenheimin, por i dha gjallëri lojës së skuadrës së tij.

Ibrahimoviçi asistoi për fitoren me përmbysje spektakolare në Berlin pikërisht në minutën e 90+5 ku shënoi Schoppner.
Në fund të pjesës së parë u shënua goli i epërsisë për vendasit.

Futbollisti Khedira shënoi në minutën e 43-të.

Në fund të takimit (90’), Schimmer shënoi për Heidenheimin dhe Schoppner në atë të 90+5, duke u kthyer me tre pikë e ballëhapur nga Berlini.

Heidenheim është në vend të 16-të me 8 pikë e Union Berlini ngritet në vendin e 10-të me 15 pikë.



Read it all at Bota Sot