Bayerni fiton në kohën shtesë ndaj St. Paulit

- Bota Sot

Bayerni fiton në kohën shtesë ndaj St. Paulit

St. Pauli nga Hamburgu i pafat, pësoi humbje në fund në stadiumin ‘Allianz - Arena” në Munih, me rezultat 3:1 nga kampioni në fuqi gjerman, Bayerni.

Bayerni fitoi në kohën shtesë ndaj St. Paulit.

Për Bayernin shënoi Guerreiro (44), Diaz (90+3’) e Jackson (90+7’) dhe për St. Paulin Hountondji (6).

Pas javës së 12-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 34 pikë apo me 11 fitore, 1 barazim, pa humbje. 

St. Pauli renditet në vend 17-të me 7 pikë të mbledhura.



Read it all at Bota Sot