Leeds mposhtet në çastet e fundit nga Manchester Cityt

- Bota Sot

Leeds mposhtet në çastet e fundit nga Manchester Cityt

Manchester City gati sa gaboi në stadiumin “Etihad”, megjithatë ngadhënjeu (3:2) ndaj Leeds-it, në takimin e javës së 13-të në Premier League në futboll. 

Dukej se City do të merrte tre pikë pa problem kur udhëhoqi me rezultat 2:0.

Mysafirët u këndellen në pjesën e dytë dhe shënuan dy herë.

Megjithatë në minutën e 90+1 Foden shënoi për fitoren e Cityt. 

Për Cityn shënuan Foden (1 e 90+1) e Gvardiol (25) dhe për Leeds Calvert-Lewin (49) e Nmecha 68).

Mancheste City zë vendin e dytë me 25 pikë e Leeds është në 18-tin me 11 sosh.



Read it all at Bota Sot