Granit Xhaka asiston, skuadra e tij fiton me përmbysje në sfidën dramatike

- Bota Sot

Granit Xhaka asiston, skuadra e tij fiton me përmbysje në sfidën dramatike

Skuadra e Sundelrandit po kalon super formë në Premier League.

Kapiten Granit Xhaka me Sunderlandin shënuan fitore të madhe e me përmbysje spektakolare (3:2) ndaj Bournemouth-it, në ndeshjen e javës së 13-të.

Mysafirët avancuan me rezultat 0:2 në 15 minutat e parë.

Ky disavantazh nuk e demoralizoi por veçse e motivoi edhe më shumë Xhakën me shokë.

Xhaka asistoi në minutën e 46-të ku Traore barazoi rezultatin 2:2.

Për Sunderlandin shënuan Le Fee (30 - nga penalltia), Traore (46), Brobbey (69) dhe për udhëtuesit Adli (7) e Adams (15).

Sunderlandi renditet në vend të 4-të me 22 pikë e Bournemouth në të nëntin me 19 sosh.



Read it all at Bota Sot