Nuk ka fitues mes Flamurtarit dhe Vorës

- Bota Sot

Nuk ka fitues mes Flamurtarit dhe Vorës

Nuk ka patur fitues në takimin Flamurtari – Vora, e mbyllur në barazimin 1:1, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Edhe ekipi vlonjat e kishte “detyrim” për të marrë fitoren, teksa gjenden të parafundit në tabelë, 10 pikë, ata nuk ia dolën.

Pjesa e parë u mbyll me golat e Todoroskit te vlonjatët në minutën e 34 dhe Kasalla 4 minuta më vonë (Vora).

Pikërisht në minutën e 34, drejtori sportiv i Vorës Bazjon Tragaj u largua me karton të kuq nga arbitri Kreshnik Barjamaj, si pasojë e përplasjes në distancë me tifozët e Flamurtarit.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, loja u fokusua më shumë në përplasjet e ashpëra, pa prodhuar gol tjetër. Vorës i shkon më shumë përshtat ky rezultat në një transfertë të vështirë.



Read it all at Bota Sot