Ndeshja FC Drita - FC Ballkani zhvillohet nesër në ora 13:00 në stadiumin ndihmës te Rrethi në Gjilan.
Futbollisti i Dritës, Blerim Krasniqi, shpreh optimizmin.
"Nesër është një ndeshje e rëndësishme si çdo ndeshje ashtu siç na ka udhëzu trajneri dhe shpresojmë të ia dalim dhe të marrim pikët maksimale.
Normalisht pas ndeshjes me Shkëndijen gjithë janë në maksimumin e tyre atmosfera në grup është shumë e mirë dhe shpresojmë ta vazhdojmë këtë ecuri dhe të jemi në krye të tabelës edhe në kampionat", tha Krasniqi.
Sa i përket lëndimit, Krasniqi tha që shpreson qe të rikuperohet së shpejti dhe tu rikthehet fushave sa më shpejt që është e mundur.