Haaland dhe Guardiola në debat pas fitores së ngushtë të Manchester Cityt
Manchester City shpëtoi tre pikë me një fitore të vonshme 3-2 ndaj Leeds United, falë një goli të Phil Foden në minutat e shtesë.
Megjithatë, pas ndeshjes, një moment tensioni u shfaq mes trajnerit Pep Guardiola dhe sulmuesit Erling Haaland.
Haaland, që nuk shënoi në këtë ndeshje dhe kishte një paraqitje nën standardet e tij, duket se ishte i shqetësuar pas përfundimit të ndeshjes, duke patur një bisedë të nxehtë me Guardiolan.
Në video, shihet Haaland duke diskutuar me trajnerin, megjithatë, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë. Guardiola ishte i vendosur të shpjegonte pikën e tij, duke u përpjekur të angazhohej me lojtarin edhe pas përfundimit të takimit.
Foden, që shënoi golin e fitores në minutën e 90+1, e cilësoi ndeshjen si një nga më të çuditshmet. “Përgjithësisht kishim kontroll në pjesën e parë, por Leeds ndryshoi sistemin dhe ishte më e vështirë në pjesën e dytë.
Përshtatëm lojën dhe gjetëm një mundësi për të shënuar,” tha Foden pas ndeshjes.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon luftën për titullin, duke mbajtur besimin dhe forcën ekipore, pavarësisht momentëve të vështirë gjatë ndeshjes.