Fitojnë Skënderbeu, Apolonia, Besa e Kukësi

- Bota Sot

Fitojnë Skënderbeu, Apolonia, Besa e Kukësi

Java e 13-të e Kategorisë së Parë u mbyll sot me katër takimet e fundit të zhvilluara në orën 13:30.

Kastrioti dhe Laçi barazuan 2-2 në stadiumin “Redi Maloku”. Me barazim 0-0 u mbyll edhe takimi tjetër mes Pogradecit dhe Ilirisë.

Kukësi fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Burrelit. Me të njëjtin rezultat, 2-0, triumfoi edhe Apolonia në transfertë ndaj AF Luftëtarit.

Një ditë më parë, Besa fitoi 3-1 ndaj Korabit, ndërsa Skënderbeu triumfoi 4-3 ndaj Lushnjes.

Korçarët kryesojnë kampionatin me 34 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 23 pikë.

Kategoria e Parë, java 13

Besa – Korabi   3-1                 

Skënderbeu – Lushnja  4-3

Pogradeci – Iliria      0-0          

AF Luftëtari – Apolonia  0-2

Kukësi – Burreli   2-0                

Kastrioti – KF Laçi      2-2



Read it all at Bota Sot