Allegri nuk mban nervat ndaj gjyqtarit, i vërsulet për sherr

- Bota Sot

Allegri nuk mban nervat ndaj gjyqtarit, i vërsulet për sherr

Masimiliano Allegri ka përjetuar një fund sfide shumë të tensionuar në ndeshjen mes Milanit dhe Lacios.

Para se gjyqtari të shihte pamjet me VAR për një penallti që pretendonte Lacio, ishte trajneri i Milanit ai i cili u përball me kryesorin e sfidës, duke e kontestuar.

Për këtë arsye, gjyqtari i nxori të kuq dhe Alegri po largohej nga fusha e lojës, kur para i doli një pjesëtar i stafit të Lacios.

Alegri iu kundërvu këtij të fundit dhe për disa çaste pati sherr në kufijtë e fushës, me palët që u desh të mbaheshin nga krahët për të shmangur një përplasje fizike.



Read it all at Bota Sot