Ibrahima Sory Diallo ka rinovuar kontratën me Elbasanin deri në vitin 2027.
Klubi verdheblu ka zyrtarizuar kontratën e re me sulmuesin senegalez nëpërmjet një postimi në faqen e vet një ditë pas barazimit me Partizanin në javën e 13-të të Abissnet Superiore.
Diallo ka qenë protagonist i skuadrës së drejtuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç në këto 13 javë. Ai ka shënuar 4 gola, por duhet theksuar se nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet për shkak dëmtimi.
Më shumë se për golat, Diallo është dalluar për lojën e tij të shpejtë, duke krijuar probleme për të gjitha mbrojtjet kundërshtare.
Duke parë këtë paraqitje mjaft të mirë, klubi elbasanas ka vendosur të rinovojë kontratën me futbollistin 22-vjeçar edhe për dy vite të tjera.
Elbasani kryeson aktualisht renditjen e Abissnet Superiore me pikë të barabarta me Egnatian.