Francezi mburret pas fitores kundër PSG-së

- Bota Sot

Francezi mburret pas fitores kundër PSG-së

Pak nga pak dhe pa u nxituar, Pol Pogba po rifiton ekuilibrin. Ishte një udhëtim i gjatë dhe i mundimshëm pas pezullimit për shkak të dopingut, derisa fituesi i Kupës së Botës 2018 u rikthye të shijonte futbollin me një kontratë verore te Monako.Dhe mbrëmë kundër PSG-së, ai bëri paraqitjen e tij të dytë me fanellën bardh e kuq, të parën para tifozëve të tij në shtëpi.

Pas gjashtë minutave të tij kundër Ren ai luajti pesë minuta kundër parisienëve dhe kampionëve të Europës, të cilët u mposhtën çuditërisht 1-0 në Stade Louis II.

I entuziazmuar në fund të ndeshjes, Pogba iu afrua tifozëve në tribuna për të brohoritur dhe duartrokitur. Në një sekuencë të kapur nga kamerat e beIN Sports, ish-lojtari i Juventusit mund të shihet duke u ankuar ndaj turmës, duke kërkuar më shumë mbështetje nga tifozët, të cilët nuk njihen saktësisht si më entuziastët në Ligue 1.

“Sot (dje) është e rëndësishme, fituam. Por edhe ndeshjet e ardhshme do të jenë të rëndësishme. Do të vazhdojmë të gjithë së bashku, nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Pogba.

Para se të përsëriste: ” Dëgjoni, duhet të krijojmë më shumë atmosferë!

” Dhe mesazhit të dërguar tifozëve, një nga udhëheqësit në tribuna iu përgjigj: “Mos u shqetësoni, ne kemi krijuar atmosferën për 30 vjet. Nuk kemi nevojë ta bëjmë vetëm sonte, ne kemi krijuar atmosferën për 30 vjet, shoku! Tani, djersisni fanellën, djema!”



Read it all at Bota Sot