Flamengo fituese e Copa Libertadores

- Bota Sot

Flamengo fituese e Copa Libertadores

Skuadra braziliane, Flamengo është fituese e Copa Libertadores për vitin 2025.

Në finalen e madhe, Flamengo mposhti rivalët nga i njëjti vend, Palmeiras, me rezultat 1-0.

Flamengo janë mbretërit e ri të futbollit të Amerikës së Jugut. Ky ishte trofeu i katërt i Copa Libertadorës, duke u bërë skuadra më e suksesshme braziliane.

Golin e fitores për Flamengon e shënoi ish-futbollisti i Realit, Manchester Cityt e Juventusit, Danilo.

Ai është bërë futbollisti i parë i cili fiton dy tituj të Champions League dhe dy tituj të Copa Libertadores.

Skuadrat braziliane po dominojnë në futbollin e Amerikës së Jugut, ku në nëntë sezonet e fundit, tetë prej titujve të Copa Libertadores kanë shkuar në Brazil.



Read it all at Bota Sot