Stiven Shpendi ka shënuar golin e gjashtë me fanellën e Empolit këtë sezon, duke qenë vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë në Serie B.
Sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë në fitoren e Empolit 5-0 ndaj Barit.
Me këtë fitore, Empoli renditet në vendin e 7-të.
Ndërkohë vëllai tjetër, Cristian Shpendi luajti si titullar për Cesena-n, në fitoren 1-0 ndaj Modena.
Ai ka shënuar 5 gola këtë sezon, një më pak se vëllai i tij.