Në netë si ajo në Athinë, kur stadiumi boshatiset dhe mbetet vetëm jehona e golave, ka futbollistë që nuk e marrin topin vetëm në shtëpi.
Ata mbajnë mbi supe një ekip të tërë.Kilië Mbape u largua nga ndeshja me trofeun nën sqetull, çmimin e lojtarit më të mirë në dorë e megjithatë, ai prapë gjeti hapësirën për t’u bërë mburoja spartane që i nevojitej dhomës së zhveshjes së Real Madridit.
Nuk ke pse të thuash varësi nga Mbape, duhet të vish dhe të thuash që Kilian nuk ka shënuar dhe se Kilian duhet të shënojë. Por Mbape, pa zë të lëkundur, përcaktoi kursin për dhomën e zhveshjes.
“Mund të ketë raste kur era është e fortë në anije, por askush nuk do të largohet nga anija. Ne jemi të gjithë së bashku dhe të bashkuar për të fituar”.
Ishte shumë më tepër sesa një frazë. Ishte imazhi i një udhëheqësi në skuadër për të mbrojtur ekipin e tij. Në fushë, ai e kishte bërë tashmë pjesën e tij, 22 nga 40 golat e Real Madridit mbajnë firmën e tij, por para shtypit, ai donte gjithashtu të merrte një rol po aq vendimtar për të kontrolluar rrëfimin dhe për të ngushtuar radhët. Mesazhi i tij ishte i drejtpërdrejtë.
“Ka gjëra që duhet të përmirësojmë. Duhet t’i mbrojmë lojtarët, trajnerin dhe të gjithë në skuadër sepse jemi të gjithë së bashku në këtë. Qëllimi tani është që tifozët e Madridit të ndiejnë se jemi të bashkuar dhe po ecim në të njëjtin drejtim” – theksoi ai.
Dhe ndoshta momenti më mbresëlënës erdhi kur ai u përball me etiketën e përhershme që i ndjek ekipet me një golashënues të frytshëm: “varësia nga Mbape” e përsëritur shpesh. Shifrat e ftohta dhe të sakta duket se e mbështesin këtë rrëfim: 22 nga 40 gola, 55% e totalit.
“Të gjithë kanë punën e tyre. E imja është të shënoj gola, por pa të tjerët, ne nuk fitojmë. Nuk mendoj se ka ndonjë varësi, është më shumë diçka që u takon gazetarëve ose të huajve ta thonë.”
Dhe ai përfundoi me një frazë që ja mbylli derën debatit me forcë.
“Nuk ke pse të thuash varësi nga Mbape. Duhet të thuash që Kilian është një nga arsyet pse nuk kemi fituar, sepse puna ime është të shënoj gola.