Festohet me gola dhe asiste edhe në fushën e blertë të futbollit.
Lojtarët shqiptarë kanë qenë në formë të jashtëzakonshme ditën e sotme, duke shkëlqyer me skuadrat e tyre në Europë. Vedat Muriqi ka tundu rrjetën dy herë në përballjen kundër Osasunës, e cila përfundoi me shifrat 2-2.
Rrugën e rrjetës e kanë gjetur gjithashtu edhe Stiven Shpendi kundër Barit, Rei Manaj kundër Al Ainit, Anis Mehmeti ndaj Portsmuthit dhe Ernest Muçi ndaj Koniasporit. Ndërkaq
Protagonist në skuadrat e tyre kanë qenë edhe Granit Xhaka me Arijon Ibrahimoviçin e Mario Mitajn, por këtë herë me asiste.
Xhaka ka dhënë pasimin e fundit për gol në sfidën përballë Bornemuthit, ndërsa Ibrahimoviçi ka dhënë asist në minutën e 90 ndaj Unionit të Berlinit.
Gjithashtu Mario Mitaj regjistroi një asist mjaft të bukur për Al Itihadi.