Raphinha kërkon më shumë nga bashkëlojtarët e tij

- Bota Sot

Raphinha kërkon më shumë nga bashkëlojtarët e tij

Barcelona arriti fitoren e katërt radhazi në La Liga të shtunën me rezultatin 3-1 ndaj Alaves në “Spotify Camp Nou”, dhe një nga anët pozitive të ndeshjes ishte paraqitja e Raphinhas.

Anësori zhvilloi një performancë shumë të mirë në ndeshjen e tij të parë si titullar pas dy muajsh, pasi u rikuperua nga dy dëmtime të njëpasnjëshme në kofshë.

Sipas “MD”, Raphinha vlerësoi minutat e tij në fushë gjatë një deklarate pas ndeshjes, ku foli edhe për gjendjen e tij fizike aktuale.

“Ai qëllimi im është të jap maksimumin në minutat që jam në fushë. Të filloj si titullar më bën mjaft të lumtur. Ajo që bëj është të përpiqem ta ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem dhe jam i kënaqur me këtë. Po përpiqem të gjej versionin tim më të mirë fizikisht.

Nuk jam ende gati për të luajtur 90 minuta, por në minutat që jam në fushë përpiqem të jap maksimumin. Normalisht, në pjesën e dytë u ndjeva pak i lodhur, por siç thashë, po kërkoj versionin tim më të mirë fizik dhe po punoj shumë fort për këtë. Shpresoj ta rikuperoj sa më shpejt këtë formë”, tha ai.

Raphinha gjithashtu u pajtua me trajnerin e tij se Barcelona aktualisht është larg nivelit të saj më të mirë.

“Trajneri ndjeu se mund të kishim bërë shumë më tepër në fushë.

Si lojtarë, edhe ne e dimë që mund të bëjmë më mirë. Ndjesia e tij është se ekipi nuk po luan në nivelin e vet më të mirë

. Edhe unë mendoj se nuk jemi në maksimum dhe duhet të përmirësohemi shumë. Në ndeshjen e sotme gjëja më e rëndësishme ishte të dilnim me fitore.

Gjërat e këqija që po bëjmë, kemi kohë t’i rregullojmë. Jam i sigurt se do të kthehemi në formën tonë më të mirë dhe do të fitojmë ndeshje duke luajtur mirë, por nëse ka ndeshje ku duhet të luajmë keq dhe të fitojmë, nuk më intereson. E rëndësishme është fitorja”, përfundoi ai..



Read it all at Bota Sot