Chelsea dhe Arsenali barazojnë

- Bota Sot

Chelsea dhe Arsenali barazojnë

Ndeshja e madhe midis Chelseat dhe Arsenalit në javën e 13-të të Premier League përfundoi 1:1.

Pas kartonit të kuq të Caicedos (38′), Blues çuditërisht kaluan në epërsi me anë të Chalobah (48′), më pas Merino barazoi në minutën e 59-të.

Në minutat në vazhdim, bardhekuqtë u përpoqën, por vendasit u mbrojtën mirë.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, me ekipet që ndanë pikët: Arsenali u ngjit në 30 pikë, pesë përpara Manchester Cityt të vendit të dytë dhe gjashtë përpara Chelseat të vendit të tretë, i cili ka 24 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Manchester United dhe Liverpool u rikthyen te fitoret. Djajtë e Kuq mposhtën Crystal Palace 2-1, ndërsa ‘Reds’ triumfuan 2-0 në fushën e West Ham.

Aston Villa mposhti Wolverhampton Wanderers 1-0 dhe Brighton 2-0 në transfertë kundër Nottingham Forest.



Read it all at Bota Sot