Taulant Seferi shënon në Turqi

- Bota Sot

Taulant Seferi shënon në Turqi

Bodrumspor triumfoi 4:0 ndaj Corum, në sfidën e Ligës së parë turke.

Për Bodrumspor emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe sulmuesi kuqezi, Taulant Seferi, i cili shënoi në minutën e 87-të.

Seferi, në 15 ndeshje, ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Për të, ky është sezoni i dytë me këtë skuadër.

Vlen të theksojmë se ai nuk ishte në listën e trajnerit të kombëtares, Sylvinho për ndeshjet e nëntorit ndaj Andorrës dhe Anglisë.



Read it all at Bota Sot