Një anije cisternë, Midvolga 2, e cili udhëtonte nga Rusia për në Gjeorgji duke transportuar një ngarkesë me vaj luledielli, u sulmua 80 milje larg bregdetit të Turqisë, njoftoi Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e vendit.
Sipas raportimeve, Midvolga 2 140 metra e gjatë është ndërtuar në vitin 2014 dhe lundron nën flamurin rus. Porti i saj kryesor është Porti i Madh i Shën Petersburgut.
“Cisterna Midvolga 2 ka raportuar se është sulmuar 80 milje larg brigjeve tona. Aktualisht, të 13 anëtarët e ekuipazhit janë mirë dhe anija nuk po kërkon ndihmë. Anija po ecën drejt Sinopit me motorët e saj në punë”, tha ministria.
Dy cisterna Kairos dhe Virat, të dyja duke lundruar nën flamurin e Gambisë dhe duke u drejtuar për në Rusi pa ngarkesë, u sulmuan më 28 nëntor ndërsa ndodheshin përkatësisht 28 dhe 38 milje detare, pranë brigjeve turke në Detin e Zi.
Ndërkohë, të hënën, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, foli kundër sulmit me dron të Ukrainës ndaj dy anijeve ruse, Kairos dhe Virat, duke thënë se ky sinjalizonte një “përshkallëzim shqetësues” të konfliktit.