Trajneri shqiptar ka probleme me zemër?

- Bota Sot

Trajneri shqiptar ka probleme me zemër?

Tronditje për Egnatian!

Trajneri i kampionëve të dyfishtë të Shqipërisë, Edlir Tetova, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.

Mësohet se trajneri ka kryer këtë ndërhyrje në një nga spitalet e kryeqytetit dhe gjithçka ka kaluar me sukses sipas burimeve pranë klubit, i cili gjithsesi deri tani nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen në fjalë.

Tetova është nën kontrollin e mjekëve dhe sipas informacioneve të para, pritet të rikuperohet plotësisht nga kjo situatë.

Pritet që ekipin në vijim, deri në kthimin e trajnerit, ta drejtojë asistenti i tij, Juljan Brahja.



Read it all at Bota Sot