Balotelli ëndërron të luajë sërish në Serie-A

- Bota Sot

Balotelli ëndërron të luajë sërish në Serie-A

Mario Balotelli është duke pritur ende një telefonatë nga një klub i Serie A, ndërsa për momentin po stërvitet me skuadrën Carpenedolo në kampionatin Lombardy Eccellenza. Ish-sulmuesi 35-vjeçar i Interit dhe Milanit, i cili në karrierë ka luajtur edhe për Manchester Cityn, Liverpoolin, Nicën, Marseillen, Brescia-n, Monzën, Adana Demirsporin dhe Sionin, është i lirë në tregun e transferimeve pas largimit nga Genoa më 30 qershor, kur i skadoi kontrata e nënshkruar vetëm tetë muaj më parë.

Gjatë periudhës së tij në Genoa, Balotelli u aktivizua vetëm në gjashtë ndeshje dhe grumbulloi dy kartonë të verdhë, ndërsa në total luajti vetëm 56 minuta. Ai pati 18 minuta në dispozicion nën drejtimin e Alberto Gilardinos, tashmë trajner i Pisas, dhe 38 minuta nën urdhrat e Patrick Vierës, të cilin e kishte pasur trajner edhe te Nice dhe me të cilin kishte qenë bashkëlojtar te Inter. Pas shkarkimit të Vierës, të zëvendësuar nga Daniele De Rossi, sulmuesi shpërtheu me një postim enigmatik në Instagram duke shkruar: “Zoti sheh dhe siguron gjithçka”.

Aktualisht Balotelli po punon për të ruajtur formën me Carpenedolon, ku trajner është marokeni Abderrazzak Jadid, ish-mesfushor i Brescias.

Verën e kaluar ai refuzoi një ofertë nga Vado në Serie D, skuadër ku aktivizohet vëllai i tij i vogël, Enock Barëuah. Sulmuesi italian vazhdon të shpresojë se një klub i Serie A do t’i japë edhe një mundësi për t’u rikthyer në futbollin elitar.



Read it all at Bota Sot