Erling Haaland bëri histori në Premier League duke shënuar 100 gola në vetëm 111 ndeshje me Manchester City-n, një arritje që e vendos sërish sulmuesin norvegjez në mesin e qendërsulmuesve më të mirë të kohës sonë.
Ky rekord u realizua mbrëmë në fitoren spektakolare 5"4 të City-t ndaj Fulham-it.
Haaland nuk mund të fshehte emocionet pas këtij momenti historik:
“Sigurisht që ka shumë rëndësi – tha ai. – Së pari, shënimi i 100 golave në Premier League për Manchester City-n ishte një objektiv që unë e kisha vendosur që në ditën e parë. Por ta arrija kaq shpejt, nuk e prisja.
Tani që ka ndodhur, jam shumë krenar.
Është një arritje e jashtëzakonshme.
Mendoj se kur të mbyll karrierën dhe të rikthehem pas kësaj ndeshjeje, do të jetë një moment i paharrueshëm dhe një ndeshje që do ta mbaj mend për gjithë jetën.”
Trajneri Pep Guardiola e përshkroi këtë shifër si “të çmendur”, duke theksuar cilësinë e jashtëzakonshme të sulmuesit.
Ky rekord i Haaland jo vetëm që vendos një standard të lartë për Premier League, por gjithashtu thekson edhe nivelin e jashtëzakonshëm të sulmuesit norvegjez në sezonet e fundit.